• Sun. Nov 9th, 2025

Fifi Pacolli përpiqet në fund: Mos lejoni që Prishtina të bëhet pjesë e pazareve LDK-PDK

Bykfvanews

Nov 9, 2025

Edhe pse Kosova supozohet të jetë në heshtje zgjedhore deri në momentin kur mbyllen kutitë e votimit, kjo për Fitore Pacollin e VV-së nuk vlen, shkruan Gazeta KFVA.

Një orë para mbylljes së procesit zgjedhor, Fifi pati një urdhër për qytetarët e Prishtinës, duke kërkuar të mos votojnë për kundërkandidatin e VV-së.

”Mos lejo që Prishtina me u ba pjesë e pazareve LDK-PDK. Dil voto për Prishtinën e qytetarëve”, tha Fifi në Facebook, duke mos iu bërë vonë për heshtje zgjedhore.

Edhe pse PDK-ja nuk ka kurrfarë marrëveshje me LDK-në për Prishtinë, si duket bashkimi i tyre qenka strategjia elektorale e VV-së në kryeqytet.

POSTIMI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *