Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka votuar në shkollën fillore “Bajram Curri”, në Sllatinë të Madhe.
Osmani ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajzat.
“Ne votuam! Unë, Besa, Stina dhe Ora e kemi kryer detyrën tonë qytetare.Ndërsa Shega vetëm po ambientohet me procedurat. Le të votojmë të gjithë me qetësi, me përgjegjësi dhe me dashuri për Fushë Kosovën, për të mirën dhe përparimin e përbashkët të qytetit tonë”, ka shkruar Osmani./Periskopi/
Postimi i plotë:

