Shpërndante armë dhe drogë me taksi, prangoset ish-ushtaraku në Tiranë

Një ish-ushtarak 46-vjeçar është arrestuar në Tiranë teksa drejtonte një taksi, brenda së cilës kishte 4 pistoleta dhe lëndë narkotike të fshehura në rrobat e tij.

Dyshohet që 46-vjeçari Altin Celami furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, ndërsa përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 e arrestuan Celamin në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, ndërsa sipas policisë ai është i implikuar edhe më parë në aktivitete të tilla kriminale, shkruan Euronews.

Policia e Tiranës njofton se, në sajë të operacionit “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi, u bë e mundur sekuestrimi i 4 armëve zjarri (pistoleta), municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh.

Altin Celami ishte arrestuar edhe në vitin 2022 për të njëjtën vepër penale, kur në atë kohë punonte si ushtarak, ndërsa pas arrestimit u pezullua nga funksionet e tij.

Edhe në vitin 2022 ai u arrestua me akuzat se u siguronte armë grupeve të vrasësve me pagesë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…