Kosovë Lajme

Ndodh edhe kjo, RTK në edicion qëndror të lajmeve jep lajmin për projektin muzikor të Adelina Ismailit, të realizuar në veri

Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka përfshirë në edicionin e tij qendror të lajmeve raportimin për projektin e ri muzikor të këngëtares Adelina Ismaili.

Në raportim thuhet se kënga e saj është zhvilluar në pjesë të ndryshme të veriut, që “synojnë të pasqyrojnë diversitetin kulturor e natyror të atij rajoni”.

“Adelina Ismaili me këtë projekt dëshiron të përcjellë një mesazh të unitetit dhe të dashurisë për vendin”, thuhet në raportim.