Ndezi cigaren në pompë benzini – shpërthimi i madh për pak sa nuk i vret brazilianët

Një burrë dhe miqtë e tij ishin vetëm pak çaste larg vdekjes, pasi njëri prej tyre ndezi një cigare dhe shkaktoi një shpërthim në një pikë karburanti .

Pamjet filmike kapën momentin dramatik kur një flakë e madhe u ngrit në ajër pasi burri hodhi shkrepësen që kishte përdorur, duke e bërë atë dhe miqtë e tij të vraponin për të shpëtuar jetën.

Incidenti tronditës ndodhi në qytetin Timon në shtetin verilindor brazilian të Maranhaos.

Çuditërisht askush nuk u lëndua nga ky incident, me punonjësin e stacionit të benzinës që reagoi brenda pak sekondash duke përdorur një fikës zjarri për të shuar flakët.

Ndryshe, më shumë se 40 persona u lënduan pas një shpërthimi të madh në një pikë karburanti në Romë në korrik.

Një dëshmitar okular tha se dukej sikur kishte shpërthyer një bombë.

Pjesë të një cisterne karburanti thuhet se u hodhën në erë qindra metra larg stacionit, aq e madhe ishte forca e shpërthimit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…