Mbaron aksioni i kërkimit për të zhdukurin në Gjilan, deklarohet policia

Ka mbaruar aksioni i kërkimit nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim në fshatin Bresalc të Komunës së Gjilanit, pas raportimit për një person të zhdukur.

Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai bëri të ditur se aksioni mbaroi në momentin që është gjetur vetura nga Policia e Kosovës.

Të njëjtit janë duke e hetuar rastin, ndërkaq, për momentin bëhet e ditur se nuk ka të lënduar e as të dyshuar.

“Ka mbaruar aksioni, Policia e Kosovës një veturë është gjetur për momentin janë duke u hetuar rrethanat për çfarë arsye është vetura aty. S’ka të lënduar e as të dyshuar”, tha Ismet Hashani.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…