Kurti thotë se opozita e ka në dorë fatin e Qeverisë së re: Ose zgjedhje në dhjetor, ose Konjufca 1 e zgjedhje në prill

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për zhvillimet politike lidhur me krijimin e qeverisë së re, për të cilën ka mandatuar Glauk Konjufcën.

Kurti ka deklaruar se tashmë është në dorën e opozitës nëse zgjedhjet e reja do të mbahen në dhjetor apo në prill. Sipas tij, në rast se Konjufca nuk merr votëbesimin në Kuvend, vendi do të shkojë në zgjedhje në dhjetor, ndërsa nëse formohet “Qeveria Konjufca 1”, zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në prill, periudhë kur duhet të zgjidhet edhe presidenti i ri.

“Opozita e ka në dorë që ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme. Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill. Cilado për ne është e pranueshme”, ka thënë Kurti të premten për Syri Vision.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…