• Sat. Nov 8th, 2025

Kurti përuron dronin “Skifteri” të prodhuar në Kosovë

Bykfvanews

Nov 8, 2025

Kryeministri Albin Kurti ka përuruar të shtunën dronin e parë të prodhuar në Kosovë, “Skifteri”, i ndërtuar nga kompania “Future Minds Academy” në Gjilan.

Kurti deklaroi në një postim në Facebook se ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të industrisë të mbrojtjes dhe prodhimit të dronëve.

“Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të dronëve luftarakë po e ndërtojmë e zhvillojmë edhe në Kosovë. Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon”, shkroi Kurti”.

Droni kamikaz “K1” arrin shpejtësi maksimale prej 180 km/h dhe lartësi fluturimi deri në 2500 metra.

Droni “Skifteri” operon deri në 5000 metra lartësi, me hapësirë veprimi prej 20 kilometrash dhe shpejtësi prej 270 km/h. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *