• Sat. Nov 8th, 2025

‘Isa e nisi Albini e bitisi’- Pec patetik, krahason Kurtin me Boletinin

Bykfvanews

Nov 8, 2025

Kur kanë mbetur veç disa orë nga balotazhi, brenda Vetëvendosjes ka nisur një garë se kush e lëvdon më hyjnisht Albin Kurtin, duke e përshkruar figurën e tij nga politika në metafizikë e mit: Hysamedin Feraj e përshkroi me analogji teologjike që e afrojnë me “Zotin”, ndërsa Faton Peci e futi në një stad me Isa Boletinin.

Në tubimin përmbyllës në Mitrovicë, me qytetin e Mitrovicën si skenë të përhershme të përplasjes me ndikimet e jashtme, Peci e vendosi deputetin Albin Kurtin në të njëjtën trajektore me figurën emblematike të Isa Boletinit.

“Mitrovica ka qenë fushëbejeta e ndikimit të forcave të errëta të Serbisë dhe Rusisë dhe betejën e cilën me 1903, kundër vendosjes së konsullit rus në Mitrovicë, Isa Boletini i nisi sukseshëm, Albin Kurti e bitisi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *