Hamiti: Kurti sanksionoi, izoloi e varfëroi Kosovën, duhet të dilet nga kurthi i tij

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Albin Kurti është fajtori kryesor për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës.

Ai e ka kritikuar liderin e VV-së edhe për varfërim të qytetarëve të Kosovës.

Hamiti në Facebook ka shkruar se Kosova duhet të dalë nga kurthi i Albin Kurtit.

“Kush i solli Kosovës sanksione të BE-së? Kush e izoloi vendin tonë nga bota? Kush i varfëroi qytetarët e Kosovës? Demagogu populist Albin Kurti me Qeverinë e VV-së, natyrisht. Kosova duhet të dalë nga kurthi i Kurtit!”, ka shkruar ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…