Fushatë e pazakontë në Irak – burri shfaqet në vend të gruas së tij në posterët e billbordeve

Një burrë irakian ka shkaktuar zemërim tek qytetarët për drejtimin e fushatës së gruas së tij në zgjedhjet parlamentare, duke u shfaqur ai në billbordet në qytetin Kirkuk, ndërsa gruaja praktikisht nuk shihet.

Shayma Sami kandidon për partinë Taqadum Party të Mohammed al‑Halbousi në zgjedhjet parlamentare të Irakut, por në bazë të posterave dhe billboardeve përgjatë rrugëve të Kirkukut, do të mendonit se kandidati është burri i saj për një vend në parlament.

Sheikh Ahmed Ibrahim shfaqet në të gjitha materialet promovuese në vend të gruas së tij, dhe ai së bashku me të afërmit janë duke bërë fushatën në emër të politikanes, raporton odditycentral.com.

“Kjo është vetëm një shenjë për të treguar detajet e zyrës së saj. Siç e shihni, ka shumë posterë rrugëve që vetëm mbajnë emrin dhe numrin e kandidatit. Ne vijmë nga një sfond fisnor. Nuk përpiqesh të fitosh duke vënë imazhin tënd. Ke një emër, një fis, njerëz dhe të afërm [që votojnë për ty]”, tha Ibrahim.

Fushata jo-zakonshme politike e Shayma Sami ka ngjallur debat të nxehtë në rrjetet sociale, me aktivistë për të drejtat e grave që pretendojnë se për të siguruar votat e njerëzve, ajo duhet të jetë personi në qendër të vëmendjes dhe jo burri i saj, sepse është emri i saj ai që është në fletëvotim.

“Nga kuzhina në parlament, është shumë i pakënaqshëm. Do të ndikojë negativisht rrugët e Kirkukut”. tha Srud Mohammed, kreu i organizatës Iraqi Hope Organization dhe shtoi se “nëse ajo është përfaqësuesja ime, duhet të qëndrojë, duhet të jetë në gjendje të flasë. Si mund të avokoj për të drejtat e mia kur unë nuk e di se kush është… Kjo na tregon se ajo është përdorur”. /KFVA./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…