Amerika e bojkoton G20-ën, Trumpi: Turp që po mbahet në Afrikë të Jugut

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të marrin pjesë në samitin e G20-ës në Afrikën e Jugut për shkak të pretendimeve gjerësisht të diskredituara se njerëzit e bardhë po persekutohen në vend.

Presidenti amerikan tha se ishte një “turp i madh” që Afrika e Jugut po e organizion takimin, ku udhëheqësit nga ekonomitë më të mëdha të botës do të mblidhen në Johanesburg më vonë këtë muaj.

Ministria e jashtme e Afrikës së Jugut e përshkroi vendimin e Shtëpisë së Bardhë si “të keqardhur”.

Asnjë nga partitë politike të Afrikës së Jugut – përfshirë ato që përfaqësojnë afrikano-amerikanët dhe komunitetin e bardhë në përgjithësi – nuk kanë pretenduar se ka një gjenocid në Afrikën e Jugut.

Trump postoi në platformën e tij të mediave sociale Truth Social: “Është një turp total që G20 do të mbahet në Afrikën e Jugut, raporton BBC.

“Asnjë zyrtar i qeverisë amerikane nuk do të marrë pjesë për sa kohë që këto abuzime me të drejtat e njeriut vazhdojnë”

Trumpi kishte thënë më parë se Afrika e Jugut nuk duhet të jetë fare në G20 dhe se do të dërgonte zëvendëspresidentin JD Vance, në vend që të merrte pjesë vetë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…