Aksidenti i rëndë në Vrellë, Spitali i Pejës: Kemi pranuar 9 të lënduar, dy janë dërguar në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në hyrje të fshatit Vrellë, ku dyshohet se u përfshihen pesë vetura.

Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se janë pranuar nëntë persona me lëndime, ku dy prej tyre janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërsa ka bërë të ditur se dy pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërsa pesë pacientë pas trajtimit janë liruar për në shtëpi.

“Mbrëmë, rreth orës 23:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar nëntë persona me lëndime të marra nga një aksident trafiku. Pas ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor: Dy pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Dy pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Pesë pacientë, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi. Ekipet mjekësore të spitalit kanë ofruar menjëherë ndihmën e nevojshme dhe trajtimin profesional për të gjithë të lënduarit”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…