Studimi: Dritat e forta gjatë natës rrisin rrezikun e infarktit dhe goditjes në tru

Një studim i ri tregon se ekspozimi ndaj ndriçimit të fortë artificial gjatë natës mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të trurit. Studiuesit zbuluan se ndotja nga drita pas errësirës lidhet me aktivitet më të lartë të stresit në tru, inflamacion të arterieve dhe rrezik më të madh për sëmundje kardiovaskulare.

Kjo është hera e parë që përdoren skanime të trurit dhe imazhe satelitore për të treguar një “rrugë biologjike” që lidh ndriçimin gjatë natës me sëmundjet e zemrës. Sipas dr. Shady Abohashemit nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts-it dhe Harvard Medical School, ndotja nga drita, ashtu si ajo nga ajri apo zhurma, mund të ndikojë tek enët e gjakut përmes stresit nervor.

Image

Studimi përfshiu 466 të rritur me moshë mesatare 55 vjeç që nuk kishin sëmundje të zemrës apo kancer. U mat sasia e dritës në shtëpitë e tyre dhe sinjalet e stresit në tru përmes skanimeve PET/CT. Gjatë periudhës së ndjekjes deri në vitin 2018, 17% e pjesëmarrësve zhvilluan probleme serioze të zemrës.

Rezultatet treguan se njerëzit e ekspozuar ndaj më shumë ndriçimi artificial gjatë natës kishin aktivitet më të lartë stresi në tru, më shumë inflamacion të enëve të gjakut dhe rrezik më të madh për sulm në zemër apo goditje në tru. Rreziku ishte më i madh te ata që jetonin në zona me stres social ose mjedisor shtesë, si zhurma e trafikut apo të ardhura të ulëta.

Dr. Abohashem tha se “ekziston një lidhje pothuajse lineare midis ndriçimit të natës dhe sëmundjeve të zemrës, sa më shumë dritë, aq më i lartë rreziku”. Ai sugjeroi që qytetet të reduktojnë ndriçimin e panevojshëm, të përdorin llamba me sensor lëvizjeje dhe që njerëzit të mbajnë dhomat e gjumit të errëta dhe të shmangin ekranet para gjumit.

Rezultatet do të paraqiten në sesionet vjetore shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës. /Perktheu KFA/

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…