RrGGK reagon ashpër për gjuhën ofenduese të gazetarit për studenten kosovare që vdiq tragjikisht në Tetovë

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) përmes një postimi në rretin social Facebook e ka dënuar ashpër  gjuhën fyese të gazetarit nga Maqedonia e Veriut, Nevrij Ademi, për rastin tragjik të vdekjes së studentes nga Kosova që po studionte në Tetovë.

“Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës dënon ashpër deklaratat fyese, stigmatizuese dhe thellësisht të papërgjegjshme që u transmetuan së fundmi në emisionin televiziv Ora Shtatë në Klan Kosova, lidhur me rastin tragjik të vdekjes së një studenteje nga Kosova që po studionte në Tetovë.

Sipas RrGGK thuhet se në këtë emision, Nevrij Ademi përdori gjuhë denigruese dhe paragjykuese ndaj viktimës, duke bërë pretendime pa bazë dhe duke shpërndarë informacione që cenojnë rëndë etikën profesionale, dinjitetin njerëzor dhe parimet themelore të raportimit të përgjegjshëm mediatik.

“Deklarata të tilla jo vetëm që cenojnë rëndë dinjitetin e viktimës dhe dhimbjen e familjes së saj, por edhe përforcojnë stereotipe dhe gjuhë gjykuese ndaj grave, duke kontribuar në stigmatizimin dhe viktimizimin e tyre në hapësirën publike”, thuhet në reagimin e Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës.

RrGGK ka kërkuar nga Klan Kosova që ta tërheq përmbajtjen fytese nga platformat e saj.

“Gazetarët dhe mediat bartin përgjegjësi të lartë shoqërore, veçanërisht kur raportojnë për ngjarje të ndjeshme që lidhen me jetën dhe vdekjen e një personi.

“Përdorimi i gjuhës paragjykuese dhe pa bazë faktike është joprofesional dhe dëmton rëndë besimin e publikut në media. RrGGK kërkon nga Klan Kosova që të heq menjëherë përmbajtjen fyese nga platformat e saj dhe të kërkojë publikisht falje për transmetimin e deklaratave që cenojnë integritetin e viktimës dhe shkelin kodin e etikës së mediave.RrGGK kërkon nga Klan Kosova që të heq menjëherë përmbajtjen fyese nga platformat e saj dhe të kërkojë publikisht falje për transmetimin e deklaratave që cenojnë integritetin e viktimës dhe shkelin kodin e etikës së mediave”, thuhet në reagim.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…