• Fri. Nov 7th, 2025

Rreziku rus, Merz i vendosur: Gjermania do ta ketë ushtrinë më të fortë në Europë

Bykfvanews

Nov 7, 2025

Në një shkëputje drastike nga tradita e pas Luftës së Dytë Botërore, gjithnjë me inkurajim të aleatëve amerikanë, Gjermania synon krijimin e kapaciteteve më të mëdha ushtarake në tërë Europën, përcjell Gazeta KFVA.

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha se qëllimi i qeverisë së tij do të jetë krijimi i ushtrisë më të fortë në Europë në mënyrë që Rusia të dekurajohet nga çfarëdo sulmi tjetër

Ai u zotua për rritje të buxhetit në sektorin e mbrojtjes, si dhe për modernizimin e plotë të Bundeswehr-it gjerman.

”Aleatët tanë të NATO-s dhe partnerët e BE-së na shohin si ekonomia e tretë më e madhe në botë. Ne synojmë ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë konvencionale në BE, një forcë që përket me madhësinë tonë dhe përgjegjësinë”, tha kancelari gjermane.

Për më tepër, Merz gjithashtu adresoi rrezikun që i kanoset kontinentit nga Rusia e Putinit.

”Ne gjermanët e kemi kuptuar se paqja në Europë nuk mund të merret më si e mirëqenë. Rreziku nga Rusia është real”, u shpreh lideri gjerman.

Pas ardhjes së administratës Trump në Shtëpinë e Bardhë, SHBA-ja vazhdimisht ka inkurajuar aleatët europianë që të shpenzojnë më shumë fonde në ushtri dhe ta marrin përgjegjësinë për sigurinë në Europë.

POSTIMI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *