Policia gjen dy armë zjarri në vendin ku u vranë dy vëllezërit në Malishevë

Pas vrasjes së dy vëllezërve në fshatin Gollubovc të Malishevës, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast të rëndë.

Rasti ka ndodhur të enjten, më 6 nëntor 2025, rreth orës 11:30, ku si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vdekur dy persona të gjinisë mashkullore, të cilët ishin vëllezër.

Njësitë e policisë dhe hetuesit kanë ndërmarrë menjëherë veprimet në terren, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit.

Sot në mëngjes, më 7 nëntor 2025, Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin kryesor, Astrit Isufi (1983), në fshatin Pllaqicë.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor, pasi kishte plagë që dyshohet të jenë shkaktuar nga arma e zjarrit. Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim dhe po udhëhiqen në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…