Njësitë Speciale të Policisë dhe KFOR ushtrojnë bashkë në veri, u testua koha e reagimit, pajisjet e komunikimi

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarë të KFOR-it kanë zhvilluar sot një ushtrim, të cilin e emëruan “ALAMO” në pjesën veriore të vendit.

Policia tha se qëllimi i këtij ushtrimi ishte koordinimi, komunikimi dhe bashkëpunimi mes njësive policore dhe KFOR-it.

“Sot më 07.11.2025, është zhvilluar një ushtrim i emërtuar “ALAMO”, i koordinuar mes Policisë dhe KFOR-it, i cili u realizua në pjesën veriore të vendit. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte: koordinimi, komunikimi dhe bashkëpunimi mes njësive policore dhe KFOR-it, për të siguruar një reagim të shpejtë dhe profesional ndaj çdo situate, ku kërkohet ofrimi i një ambienti të sigurt. Pjesëmarrës të këtij ushtrimi nga Policia ishin njësitet relevante (speciale) të Policisë”, u tha në njoftim.

Policia shtoi se në këtë ushtrim është testuar koha e reagimit, pajisjet dhe komunikimi. Janë zbatuar taktika të reagimit me njësitet relevante policore.

“Ushtrimi ka përfunduar me sukses rreth orës 11:30. Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbesin të përkushtuar, të angazhuar në ruajtjen e sigurisë për gjithë qytetarët e vendit”.

POSTIM

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…