Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

Futbolli botëror përgatitet për një spektakël të rrallë, Spanja dhe Argjentina do të përballen në një duel historik që pritet të ndezë emocionet e tifozëve në mbarë globin. FIFA ka konfirmuar se Finalissima 2025 do të zhvillohet më 27 mars në stadiumin “Lusail” të Dohas, arenën ku u luajt edhe finalja e Kupës së Botës 2022.

Kjo ndeshje do të bashkojë kampionët e Europës me kampionët e Amerikës së Jugut, në një sfidë simbolike mes brezave: Lamine Yamal, talenti 17-vjeçar i Spanjës, do të përballet me idhullin e tij, Lionel Messi, në ndoshta njërin prej dueleve më të shumëpritur të vitit, shkruan KFVA,

FIFA premton një organizim madhështor me aktivitete, konferenca dhe evente që do t’i japin ndeshjes ndjesinë e një finaleje botërore. Fillimisht e planifikuar për 28 mars, data është zhvendosur një ditë më herët. 

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…