• Fri. Nov 7th, 2025

Ky është zyrtari policor që dyshohet se ka goditur për vdekje këmbësorin në Prizren

Bykfvanews

Nov 7, 2025

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se një veturë ka goditur një këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 18:12, në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku – goditje e këmbësorit, i cili fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet. Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse si dhe eprorët policorë. Nga informacionet e para është kuptuar se viktima është një person i gjinisë mashkullore, i moshuar, i cili deri në këtë fazë është ende i paidentifikuar”, tha ai.

I dyshuari është polic, por që ishte jashtë detyrës zyrtare.

“Ndërsa, i dyshuari në këtë rast është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e aksidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe ka qenë duke lëvizur me veturë private. I dyshuari aktualisht ndodhet në Stacionin Policor të Prizrenit. Për veprimet e mëtejshme administrative dhe penale do të koordinohemi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Prokurorin Kujdestar, për çka do të njoftoheni me kohë. Lidhur me rastin janë njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët janë duke u marrë me procedurat e nevojshme hetimore”.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Isë Gashin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *