Ky është fluturimi më i gjatë në botë, gati 20 orë…

Singapore Airlines ofron udhëtimin më të gjatë në botë, një fluturim prej 15.348 kilometrash që lidh Azinë me Amerikën, nga Singapori drejt aeroportit JFK në Nju Jork. Udhëtimi zgjat rreth 20 orë dhe realizohet vetëm me dy klasa shërbimi: Business Class dhe Premium Economy, me 67 dhe 94 ulëse përkatësisht. Nuk ka vende në klasën ekonomike, pasi kompania synon t’u ofrojë pasagjerëve rehati maksimale gjatë një rruge kaq të gjatë.

Çmimet janë po aq të larta sa niveli i luksit: një biletë kushton rreth 11 mijë euro, por përfshin dy valixhe mbi 32 kilogramë secila dhe shërbime ekskluzive gjatë fluturimit. Avioni është ndërtuar me strukturë të përforcuar me fibra karboni, çka përmirëson cilësinë e ajrit dhe ul ndjeshëm lodhjen nga diferenca kohore, shkruan KFVA.

Kabina ka tavane më të larta, dritare më të mëdha dhe ndriçim inteligjent, të krijuar posaçërisht për të lehtësuar përshtatjen me orarin e ri. Sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Goh Choon Phong, kjo është “mënyra më e shpejtë dhe më komode për të udhëtuar midis Nju Jorkut dhe Singaporit”. 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…