Ky është avioni më i shpejtë në botë

Kur flitet për avionë të shpejtë, shumica mendojnë menjëherë për Concorde-n, simbolin e luksit dhe shpejtësisë në transportin civil. Por avioni më i shpejtë që ka fluturuar ndonjëherë nuk mbante pasagjerë, por sekrete ushtarake. Ai ishte SR-71 Blackbird, një mrekulli teknologjike e ndërtuar nga kompania amerikane Lockheed në vitin 1964. Me pamjen e tij futuriste, i zi dhe linja aerodinamike, ai u bë ikonë e Forcës Ajrore të SHBA gjatë Luftës së Ftohtë.

I ndërtuar me pjesë speciale titani, të importuara fshehurazi nga Bashkimi Sovjetik, SR-71 ishte projektuar për të përballuar temperaturat ekstreme që krijoheshin në shpejtësi Mach 3, trefishi i shpejtësisë së zërit. Falë kësaj teknologjie, më 28 korrik 1976, arriti 3.529 kilometra në orë, duke vendosur edhe rekordin amerikan të lartësisë në 25.929 metra. Dy vjet më parë kishte përshkuar itinerarin Nju Jork–Londër për vetëm 1 orë e 54 minuta, shumë më shpejt se Concorde, shkruan A2 CNN.

Kjo shpejtësi e bënte praktikisht të paprekshëm: për t’u shpëtuar raketave, mjaftonte të shtonte gazin. Nga 32 njësi të ndërtuara, 19 humbën në incidente teknike, por asnjë nuk u rrëzua në luftime. Pas shërbimit ushtarak, NASA e përdori për kërkime shkencore, studime atmosferike dhe testime të materialeve në kushte ekstreme. Edhe pse sot është muze, SR-71 Blackbird mbetet një simbol i epokës kur teknologjia fluturonte më shpejt se vetë imagjinata. 

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…