Krijohet fibra e re antiplumb që është më të fortë dhe më të hollë se Kevlari

Kevlari, materiali klasik i përdorur për mburoja antiplumb dhe automjete të blinduara, ka gjetur rivalin e tij. Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Pekinit ka zhvilluar një material të ri që është më i fortë, më rezistent dhe më efektiv në ndalimin e plumbave se Kevlari, edhe pse është dukshëm më i hollë. Studimi u publikua në revistën Matter.

Për të përballuar goditje me shpejtësi të lartë, si ato të plumbave, një material duhet të ketë forcë të madhe mekanike dhe aftësi të lartë përthithëse të energjisë. Problemi me Kevlarin, i cili përbëhet nga fibra aramidike, është se sa më i fortë të bëhet materiali, aq më i brishtë rezulton, duke e bërë të vështirë ruajtjen e elasticitetit

Pas gjashtë vitesh pune, profesor Jin Zhang dhe ekipi i tij krijuan një fibër të re duke kombinuar një aramid heterociklik me nanotuba karboni të gjatë dhe të trajtuar (tl-SWNTs). Këta nanotuba janë shumë të fortë, jashtëzakonisht të lehtë dhe më të hollë se një fije floku njerëzor. Sekreti qëndron në mënyrën si u orientuan këto struktura: shkencëtarët arritën t’i rreshtonin zinxhirët e aramidit dhe nanotubat në mënyrë të drejtë e paralele përmes një procesi të shumëfishtë shtrirjeje. Kjo lidhje e ngushtë midis përbërësve parandalon rrëshqitjen e tyre gjatë goditjeve, duke i lejuar fibrës të përthithë shumë më tepër energji pa u dëmtuar.

Image

Testet balistike treguan se fibra e re ka forcë dinamike dukshëm më të lartë se materialet ekzistuese dhe përthith më shumë se dyfishin e energjisë së Kevlarit, 706.1 megaxhaul për metër kub. Kur u end në pëlhurë, ajo tregoi performancë superiore ndaj goditjeve në krahasim me materialet mbrojtëse aktuale.

Sipas studiuesve, kjo fibër mund të bëjë që pajisjet e ardhshme mbrojtëse të jenë shumë më të lehta, më të holla dhe më të sigurta.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…