Instalimi i kamerave në kryeqytet drejt fundit, Komuna tregon pikat ku janë vendosur

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rojekti i instalimit të kamerave të sigurisë në kryeqytet është në fazën e fundit. 

Në kuadër të fazës së fundit të projektit për rritjen e sigurisë publike në Kryeqytet, komuna ka bërë me dije se janë instaluar: 24 kamera me njohje automatike të targave (ANPR), 6 kamera videovezhguese multisensor dhe 1 kamerë rrotulluese PTZ.

Kamerat janë vendosur në këto pika strategjike: Veternik – te “Shelli”, Veternik – te ura, Veternik – rruga kryesore (magjistralja Prishtinë–Ferizaj) Rr. “B” – rrethi te Maxi, Rr. “B” – rrethi te barnatoret, Shkolla “Pavarësia”, Hyrja/dalja te tuneli nën Kurriz,  Shkolla Ekonomike dhe Te ura – rruga për Fushë Kosovë

“Gjithashtu, në pikat ekzistuese janë shtuar kamera të reja ANPR për mbulim më efikas dhe monitorim të vazhdueshëm të trafikut dhe sigurisë publike. Deri më tani, janë instaluar gjithsej 165 kamera sigurie në 54 lokacione të ndryshme të Kryeqytetit. Ky është projekt i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit, si pjesë e strategjisë për forcimin e sigurisë publike dhe menaxhimin e integruar të trafikut urban. Ky është një hap tjetër drejt një Kryeqyteti më të sigurt, më të monitoruar dhe më të mençur”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…