Edi Rama kërkon lirimin e Erion Veliajt: Kushtetuesja ta kthejë në detyrë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që hodhi poshtë përfundimisht mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë.

Ai tha se Kushtetuesja duket të nxjerrë Erion Veliajn nga qelia dhe ta ridërgojë në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

“Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë, por ama në dëm të madh të Tiranës, por sheh një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që, me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë, apo jo? Më duket se edhe kjo është gjëja më normale!”, tha Rama.

Erion Veliaj nga ana e tij vijon të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku shkoi ta vizitonte edhe një grup nga institucioni i Avokatit të Popullit, kryesuar nga Erinda Ballanca, lidhur me kushtet e trajtimit të tij.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…