Kosovë Kronika- Zezë Lajme

E dhimbshme: Varrosen sot dy vëllezërit e vrarë në Malishevë

Driton dhe Naim Morina, dy vëllezërit që u vranë në fshatin Gollubovc të Malishevës, do të varrosen sot në orën 16:00.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e viktimave përmes rrjeteve sociale.

Dyshohet se vëllezërit u vranë nga Astrit Isufi, i cili është arrestuar sot nga Policia e Kosovës dhe aktualisht po trajtohet në QKUK.