Duda Balje tregon se a do ta votojë Glauk Konjufcën për kryeministër

Deputetja boshnjake Duda Balje ka deklaruar se nuk do ta mbështesë Glauk Konjufcën,  mandatarin e dytë nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës.

Në një lidhje direkte në emisionin Debat Plus, Balje theksoi se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar.

“Kjo çështje ka qenë shumë e qartë edhe pas takimit me Presidenten. Krejt partitë janë deklaruar kundër dhe nuk varet nga ne, pasi ne jemi vetëm dy deputetë të komuniteteve. Nuk kam asnjë arsye për ta përkrahur. Edhe punëtorët që kam pasur nuk janë më në punë, dhe në kontaktin e fundit me një funksionar të Vetëvendosjes, i cili e ka thirrur zëvendësin tim, është thënë: ‘Këtu përfundon bashkëpunimi’. As ata nuk duan të bashkëpunojnë me mua. Unë nuk e jap përkrahjen,” u shpreh Balje.

Ajo gjithashtu theksoi se nuk ka pasur asnjë thirrje për ta votuar Glauk Konjufcën.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…