Asnjë garanci nga Vetëvendosje se i ka siguruar votat – seanca pas balotazhit

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve dhe nuk e ka ndarë mendjen se në cilën datë do ta thërrasë seancën për votimin e Glauk Konjufcës, si i mandatuar për kryeministër. Deputeti Mefail Bajqinovci thotë se për zgjedhje janë të gatshëm në cilën do datë që caktohen ato.

Pas balotazhit të së dielës pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë nga mandatari i dytë nga Vetëvendosje, Galuk Konjufca.

Megjithëse, në një intervistë për TV Dukagjini, deputeti Mefail Bajqinovci tha se nuk dihet as data e seancës e as nuk ka mbledhje të nënshkrimeve, meqenëse ende kanë kohë në dispozicion.

“E bëmë nominimin e dytë në këtë rast të z. Konjufcës që opozita të lëshojë rrugë dhe të mos e rrezikojë buxhetin e vendit sepse rreziku më i madh dhe më potencial është që të mbesim pa buxhet në shkurt mund të mbesin mbi 80 mijë nga administrat publike shtetërore. Unë besoj se opozita do të reflektojë ashtu siç e kemi bërë e kemi lëshu pe e në këtë rast njeriun më të votuar nuk e kemi kandidat për një Qeveri kalimtare që buxheti i Kosovës të mos e rrezikojë shtetin dhe të gjithë administratën shtetërore”, deklaroi Bajqinovci.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…