Tajfuni i fuqishëm “mbërthen” Vietnamin, autoritetet nën alarm, në Filipine të paktën 114 viktima

Tajfuni Kalmaegi ka goditur tashmë Vietnamin, pas një stuhie të shkatërrimtare që përmbyti Filipinet dhe vrau të paktën 114 persona.

Tajfuni Kalmaegi godet Vietnamin, pasi la pas shkatërrim

Erërat e fuqishme, që arrijnë deri në 149 km/orë (92 mph), kanë shpërthyer në plazhin Quy Nhon dhe në disa provinca të Vietnamit qendror, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke vënë në rrezik jetën e qindra mijëra njerëzve.

Përpjekjet e shpëtimit janë intensifikuar me shpalljen e gatishmërisë nga ushtria e Vietnamit, e cila ka dislokuar mbi 260,000 ushtarë dhe më shumë se 6,700 automjete për të ofruar ndihmë pas stuhisë. Aeroportet janë mbyllur dhe disa fluturime janë anuluar për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Kalmaegi arriti në Vietnam pas një kalimi shkatërrues në Filipine, ku më shumë se 114 persona humbën jetën dhe dhjetëra mijëra të tjerë u evakuan nga zonat e prekura.

Tajfuni shkaktoi përmbytje të papara, me reshje që arritën nivelin e një muaji shi në vetëm 24 orë. Në Cebu, ishulli i goditur më rëndë, makinat dhe rrugët u përmbytnin nga reshjet, dhe njerëzit ishin të detyruar të kërkonin strehë në vende më të larta, duke parë kontejnerët dhe autobusët që lëviznin në ujëra të tërbuara.

Në Vietnam, autoritetet janë në gatishmëri dhe po realizojnë evakuime të detyrueshme në disa zona bregdetare.

Kryeministri i Vietnamit, Pham Minh Chinh, ka zhvilluar një takim emergjent për të udhëhequr përpjekjet e shpëtimit, duke nënvizuar nevojën për të arritur në zonat e izoluara dhe për të siguruar furnizime të nevojshme për të mbijetuarit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…