Shenja gjaku në veturë, pamje nga vendi ku u vranë dy vëllezërit në Malishevë – i dyshuari ende në arrati

Dy vëllezër janë vrarë sot në fshatin Golluboc të Malishevës, teksa i dyshuar është dhëndri i tyre. 

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, teksa nga pamjet live në media shihen shenja gjaku në një veturë që ndodhet tek vendi ku u krye vrasja e dyfishtë.

I dyshuari ndodhet ende në arrati. Kërkimet për të po vazhdojnë ende, me aktivizimin edhe të Njësisë K9.

Nga Prokuroria Themelore e Gjakovës kanë deklaruar se po ndërmerren të gjitha veprimet për sigurimin e provave në këtë çështje.

“Ju njoftojmë se në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme të policisë, Kryeprokurori dhe Prokurori Kujdestar. Sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e provave në këtë çështje penale”, ka deklaruar Drin Domi nga kjo prokurori.

Gazeta merr vesh se viktimat janë një 30-vjeçar dhe një 40 vjeçar.

Në raportin e Policisë u bë e ditur se rreth orës 11:30, viktimat u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku më pas mjekët konstatuan vdekjen e tyre.

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vëllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…