Kosovë Lajme

Nisin xhirimet e filmit të parë horror në Kosovë

Filmi ndërkombëtar “The Sixth”, i zhanrit horror, po xhirohet në Kosovë dhe synon të promovojë vendin përmes bukurive natyrore dhe lokacioneve unike.

Regjia i takon Michael Caissie-s, ndërsa producentët janë Clayton Turnage, si dhe producentët kosovarë që jetojnë në SHBA, Fitim dhe Fahri Krasniqi.

Skenografinë e këtij filmi e ka realizuar Albulena Beqiri, vajza nga Gjakova që jeton dhe vepron në New York.

Ky projekt realizohet nga kompania kosovare “Kras Production”, në bashkëprodhim me ekipin nga Hollywoodi dhe është filmi i katërt i producentëve kosovarë që sjellin projekte ndërkombëtare në vendin tonë.

Filmi është xhiruar tërësisht në “Trepçë”, Prishtinë dhe në Shpellën e Gadimes, duke treguar se Kosova mund të shërbejë si skenë e përsosur për produksione të mëdha ndërkombëtare.

Për të ndarë më shumë rreth filmit dhe përvojës së xhirimeve, nesër (7 nëntor) do të mbahet një konferencë për shtyp me ekipin e filmit.