Fundi i një epoke, Nancy Pelosi paralajmëron tërheqjen nga politika

Nancy Pelosi ka njoftuar tërheqjen nga Kongresi, duke i dhënë fund një karriere politike që zgjati disa dekada dhe e bëri demokraten nga Kalifornia një nga figurat më të fuqishme në Washington.

Në një videomesazh të publikuar të enjten, më 6 nëntor, Pelosi deklaroi se nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur në Kongres pas përfundimit të mandatit të saj në janar 2027.

Ky vendim shënon fundin e një karriere të gjatë. Pelosi, sot 85 vjeç, ka shërbyer si gruaja e parë në historinë amerikane që mbajti postin e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, duke udhëhequr partinë e saj në dhomën e ulët të Kongresit nga viti 2003 deri në 2023.

“Ndërsa ecim përpara, mesazhi im për qytetin që dua është ky: San Francisko, unë e njoh fuqinë tënde,” tha Pelosi, citon BBC. “Kemi bërë histori, kemi bërë përparim. Gjithmonë kemi udhëhequr rrugën, dhe tani duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke mbetur pjesëmarrës të plotë në demokracinë tonë dhe duke luftuar për idealet amerikane që i çmojmë.”

Nancy Pelosi e ka fituar për herë të parë vendin e saj në Kongres, në distriktin e saj në San Francisko më 1987, dhe më pas ka shërbyer në dy periudha në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, më 2007-2011 dhe 2019-2023. Ajo është gruaja e parë amerikane në historinë amerikane që ka qenë në krye të Dhomës së Përfaqësuesve dhe ka luajtur rol kritik në avancim apo prishje të agjendave për shumë ish-presidentë amerikanë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…