Deputeti nga komuniteti ashkali thotë se do ta votojë Konjufcën për Kryeministër

Deputeti nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Artan Asllani ka deklaruar se do ta mbështesë Glauk Konjufcën për Kryeministër, përcjell Gazeta KFVA

Asllani bëri të ditur se ka pasur takime me të, dhe se Kosovës i duhet formimi i Qeverisë sa më shpejt.

“Po do ta mbështesë. Kemi pas takime jo vetëm pasi që është nominuar për Kryeministër, por kemi pas takime, kemi pas kontakte, unë besoj qe Kosovës i duhet një Qeveri sa më shpejt me i formu institucionet dhe ne duhet me reflektu”, tha ai për Front Online.

Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani gjatë të hënës ka mandatuar, Konjufcën për formimin e Qeverisë së Kosovës, pasi Këshilli i Përgjithshëm i VV’së e ka caktuar atë si mandatar për Kryeministër, ndërsa seanca për formimin e Qeverisë duhet të mbahet jo më larg se 19 nëntori.

Në seancën e 26 tetorit për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti dështoi të zgjidhet Kryeministër pasi që morri vetëm 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime.

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…