Vranësira e intervale me diell sot

Intervale me diell parashihen për ditën e mërkurë, megjithëse kohëpaskohe kalojnë vransira, mirëpo nuk priten kushte për të reshura. Në aspektin termik mbetet ende ftohtë, me minimale që zbresin deri në 3C e 5C, derisa maksimalet luhaten ndërmjet 12C e 15C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 3-7m/s.

Mjegull paraqitet orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave ditën e enjtë, ndërkohë që gjatë ditës dominojnë vransirat, por pa mundësi për të reshura.

Alternime në mes vransirash dhe intervaleve me diell parashihen ditën e premtë, me pak mundësi për ndonjë rigë shiu të zhvillohen në pjesë të vendit.

Temperaturat maksimale luhaten shkojnë deri në 12C e 14C, e ato minimale zbresin në 2C e 3C. Reshje shiu përfshinë vendin orëve të mbrëmjes të ditës së shtunë, e ditën e diel, shfaqen si riga lokale në pjesë të vendit. Temperaturat maksimale shënojnë një rritje të lehtë, përreth mesatareve në 14C e 16C. Erërat frynë të lehta dhe mesatare nga verilindja 2-6m/s, e në fundjavë ndryshojnë drejtimin në juglindore, njofton Mendimi për Motin.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…