• Wed. Nov 5th, 2025

Udhëtim me 200 km/orë: Evropa nis epokën e trenave super të shpejtë!

Bykfvanews

Nov 5, 2025

Komisioni Evropian prezantoi të mërkurën një plan për të ulur ndjeshëm kohën e udhëtimit me tren midis qyteteve kryesore evropiane deri në vitin 2040, me qëllim uljen e nevojës për fluturime të shkurtra.

“Përmirësimi i kohëzgjatjes së udhëtimit midis kryeqyteteve në të gjithë Evropën është një rezultat i prekshëm dhe pragmatik i vullnetit tonë për ta bërë Evropën më të bashkuar dhe më efikase”, tha Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Raffaele Fitto.

Plani synon të lidhë qytetet e mëdha me shpejtësi prej 200 km/orë ose më shumë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell KFVA.

Kështu, pasagjerët do të jenë në gjendje të udhëtojnë nga Berlini në Kopenhagen në 4 orë në vend të 7 orëve aktuale.

Veç kësaj, koha e udhëtimit nga Sofja në Athinë do të shkurtohet nga 13 orë e 40 minuta që është aktualisht në 6 orë, dhe Vjena dhe Berlini do të lidhen me një udhëtim që zgjat 4 orë e 30 minuta në vend të 8 orë e 10 minutave aktuale.

Për ta arritur këtë, komisioni dëshiron që shtetet anëtare të koordinojnë afatet kohore përtej kufijve, të zhvillojnë strategji financimi, të përmirësojnë kushtet e investimeve dhe të krijojnë një sistem ndërkufitar biletash dhe rezervimesh.

Komisioni theksoi se transporti hekurudhor aktualisht përbën 0.3% të emetimeve në sektorin e transportit. Transporti rrugor përbën 73.2% dhe aviacioni civil 11.8%. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *