• Wed. Nov 5th, 2025

Presidentja Osmani shpreh dhimbje për tragjedinë në Tuzla me 11 viktima

Bykfvanews

Nov 5, 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zjarrit tragjik që ka ndodhur në një shtëpi kujdesi në Tuzla të Bosnjë dhe Hercegovinës, ku kanë vdekur 11 persona dhe janë lënduar rreth 30 të tjerë.

Në një postim në platformën “X”, Presidentja Osmani ka shprehur dhimbjen e thellë dhe solidaritetin e popullit të Kosovës me familjet e viktimave dhe me popullin e Bosnjë dhe Hercegovinës.

“Populli i Kosovës është thellësisht i tronditur nga zjarri tragjik në një shtëpi kujdesi në Tuzla, i cili ka marrë jetë të çmuara dhe ka lënë familjet në dhimbje të thellë.
Në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe për popullin e Bosnjë dhe Hercegovinës. Qoftë kujtimi i atyre që humbën jetë ngushëllim për të dashurit e tyre, dhe uroj që të plagosurit të shërohen sa më shpejt e plotësisht. Ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave. Republika e Kosovës është me ju!”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka theksuar se Kosova qëndron pranë popullit të Bosnjë dhe Hercegovinës në këtë moment të dhimbshëm dhe ka uruar shërim të plotë për të lënduarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *