Një person përplas me veturë disa këmbësorë dhe çiklistë në ishullin turistik francez

Një person ka përplasur me veturë disa persona në ishullin francez Ile d’Oleron, ndërsa raportohet se dy persona janë aktualisht në kujdes intensiv. Lidhur me rastin një person është arrestuar, konfirmoi Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, përcjell Reporteri.net.

Sipas tij, disa të tjerë u lënduan pasi shoferi i veturës goditi këmbësorë dhe çiklistë.

Thibault Brechkoff, kryebashkiaku i Dolus-d’Oleron, tha se i dyshuari, një burrë në të tridhjetat, bërtiti “Allahu Akbar” (në arabisht: Zoti është më i madh) kur u ndalua.

Arnaud Laraize, prokurori publik në La Rochelle, i tha gazetës Sud Ouest se i dyshuari i “rezistoi arrestimit” dhe “u neutralizua me armë elektroshoku”.

Ai shtoi se i dyshuari ishte i njohur për vepra të vogla, si vjedhje, por nuk ishte në listën e personave të konsideruar si kërcënim për sigurinë kombëtare.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…