Lansohet faqja Paviza.eu, ku qytetarët e Kosovës mund të informohen për rregullat e reja të udhëtimit në zonën Schengen

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për publikimin e faqes së re Paviza.eu për të informuar qytetarët për rregullat e udhëtimit në zonën Schengen.

Kjo faqe, sipas njoftimit përmban të gjitha informatat e nevojshme dhe veglat ndihmëse për planifikimin e udhëtimit në BE sipas rregullave. Informatat dhe veglat janë të ndara në faqe të veçanta për qasje të lehtë.

Për çka mund të informoheni në këtë faqe:

Udhëzime të thjeshta për udhëtim: Këtu janë informatat kryesore për vizita deri në 90 ditë për turizëm, vizita familjare ose biznes. Këtu gjinden gjithashtu informatat për sistemin e ri të regjistrimit të hyrjeve dhe daljeve, Entry/Exit System (EES).

Listë kontrolli për udhëtarë: Këtu është lista me dokumentet e nevojshme për udhëtim në zonën Schengen.

Kalkulatori i qëndrimit: Është një mjet i thjeshtë që ndihmon në llogaritjen e ditëve të qëndrimit në zonën Schengen.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare: www.paviza.eu

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…