Hapet rruga për shpalljen e rezultateve përfundimtare në Drenas

Gjykata Supreme e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Blerim Krasniqit, kandidatit për Asamble Komunale në Komunën e Drenasit, duke hapur kështu rrugën për shpalljen e rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ-ja të hënën shpalli rezultatet përfundimtare për kuvende komunale në 37 komuna nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit, por nuk shpalli atë në Drenas duke thënë se ende ekziston një ankesë në Supreme.

Krasniqi nga NISMA ishte ankuar fillimisht në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me pretendim për parregullsi gjatë numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit. PZAP-ja refuzoi ankesën dhe më pas Krasniqi e dërgoi rastin në Supreme.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Blerim Krasniqi, kandidat për Asamble Komunale në Komunën e Gllogocit, nga Subjekti Politik Nisma Socialdemokrate, paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL. Anr.248-2/2025 të datës 29.10.2025. Pasi PZAP kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e Blerim Krasniqit, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme, me pretendimin për parregullsi gjatë numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit ( QKN), për Zgjedhjet Lokale të datës 12 tetor 2025. Gjykata Supreme e Kosovës, pas vlerësimit të vendimit të atakuar pretendimeve ankimore dhe atyre në përgjigje në ankesë, si dhe shqyrtimit shkresave tjera të lëndës, gjeti se ankesa është e pabazuar”, ka njoftuar Supremja.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…