Gucati: Nuk besoj në Kurtin, ai vetë u tha ish-krerëve të UÇK-së të shkojnë në Hagë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha sot se nuk ka arsye ligjore e as morale që ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë dhe se për këtë ai publikoi edhe një letër që i kishte dërguar kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova e ku kishte kërkuar lirimin e tyre.

Gucati tha se nuk beson në qëndrimet e Kurtit, duke e akuzuar atë se dikur vetë u kishte thënë ish-luftëtarëve të UÇK-së të shkojnë në Hagë.

Sa i përket letrës që Kurti tha se e ka dërguar në vitin 2022, ai tha se në atë kohë edhe ai ka qenë në burg por që nuk ka dëgjuat për këtë letër, raporton eo, përcjell KFVA.

“Unë nuk du të besoj shumë në atë hiç, por dhashtë Zoti InshAhllah e ka bërë atë kërkesë. Unë në vitin 2022 kam qenë edhe unë në burg, me qenë do të kishim dëgjuar, nuk kemi dëgjuar kurrë. Nuk pres nga Albin Kurti asgjë, një njeri që ju ka thënë ju jeni me shku në Hagë, shkoni në Hagë. S’dua të besoj në asgjë në të. Ky është mirë mi kry detyrat e shtëpisë me ju ndihmu mbrojtjes me pare, që e ka bërë një tavan të çmimit të tyre që i ka bllokuar edhe mjetet, kështu që s’dua të besoj në të hiq”, tha Gucati.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…