• Wed. Nov 5th, 2025

5 vjet nga “hapsanja” me akuza të pabazuara të Speciales për ish-krerët e UÇK’së

Bykfvanews

Nov 5, 2025

“Për të mbrojtur integritetin e presidencës ë Kosovës, e shtetit të Kosovës, e qytetarit të Kosovës popullit, duke respektuar edhe partneritetin me ndërkombëtarët unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Kosovës…Kjo nuk është lamtumirë por vetëm mirupafshim, do të shihemi prap..”

Me këtë deklaratë, pati dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Dorëzimi i detyrës erdhi, pas konfirmimit të aktakuzës së ngritur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, raporton KFVA,

Që nga ajo kohë janë bërë pesë vjet prej arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023.

Gjatë kësaj periudhe, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri mbi 100 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3 mijë prova materiale.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020.

Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.

Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.

Ndaj këtyrë akuzave, ish krerët e UÇK janë deklaruar të pafajshëm.

“Unë pres që të shfajësohem nga cdo akuzë tjetër ndaj meje, në përfundim të këtij procesi”, pati deklaruar para Speciales, Hashim Thaci.

ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tani “topi” ka kaluar tek mbrojtja.

Gjyqi ndaj tyre po shkon drejt përfundimit, pasi muajin e kaluar mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, thirri dëshmitarët e parë.

Kush janë dëshmitarët e mbrojtjes dhe çka thanë?

Paraqitja e provave të mbrojtjes filloi më 15 shtator 2025 dhe dëshmitari i parë në këtë rast ishte ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Pas tij, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Ëilliams, dhe ish-diplomati britanik, John Steëart Duncan.

Që të gjithë thanë në dëshmitë e tyre se Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK-në.

Dëshmitari i parë i mbrojtjes, James Rubin – ish’ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, James Rubin kritikoi Gjykatën Speciale për kohën e gjatë që ka mbajtur në paraburgim katër të akuzuarit, në veçanti Hashim Thaçin.

Ai madje tha se e shqetëson fakti që dikush të qëndrojë i paraburgosur për pesë vite, duke e ditur që ata iu dorëzuan vullnetarisht drejtësisë.

Rubin tha se sekretarja Madeleine Albright nuk e ka menduar këtë lloj drejtësie, kur ka iniciuar krijimin e ish-Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën.

“Kështu që mua më është dukur si fajësim kolektiv për shkak të faktit se i akuzuari ka qenë udhëheqës i UÇK-së. Duke qenë se i kam parë nga afër liderët e UÇK-së nëpër male dhe UÇK-së dhe nuk mendoj që dikush tjetër jashtë UÇK-së e ka pasur këtë mundësi. Duke pasur një ide të mirë të funksionimit të UÇK-së, unë për tre ditë e kam pa se si janë sjellë ata, se kush ishin përgjegjës, kush ishte komandanti, kush zëvendësi. Duke pasur këtë lloj njohurie, unë mendoj kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi. Unë nuk jam jurist me profesion, por kam të drejtë të shpreh me zë të lartë opinionin tim”, tha James Rubin në Hagë.

Gjatë dëshmisë, Rubin tha se ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, nuk kishte autoritet të plotë mbi UÇK-në – për vendimet ushtarake ai duhej të merrte udhëzime nga komandantët.

Dëshmitari i dytë, Paul Williams – ish këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës

Pas ish-ndihmëssekretarit amerikan të shtetit, James Rubin, në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka ka dëshmuar juristi i së drejtës ndërkombëtare, Paul Ëilliams, i cili është ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje gjatë 1999-ës.

Ëilliams kishte thënë se në mes qëllimeve që delegacioni kosovar kishte në Rambuje, ishte për t’u siguruar për të marrë angazhim konkret për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Gjithashtu, ai tha se i kërkuan që të përgatisë gjuhë gjithëpërfshirëse për të siguruar që TPNJ-ja të kishte kompetenca për zbatimin e mandatit të saj në Kosovë. Tek kjo pikë, ai pohoi se Hashim Thaçi e dinte që kjo mund të përfshijë edhe hetime potenciale ndaj anëtarëve të UÇK-së. Madje, ai tha se vetë delegacioni kosovar kishte bërë propozime për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës. Si rrjedhojë, Ëillimas tha se delegacioni kosovar e donte TPNJ-në si mekanizëm të drejtësisë në Kosovë.

Duke folur për punimet e Marrëveshjes së Rambujesë, Ëilliams tha në Hagë se përshtypja e tij ishte që Hashim Thaçi nuk kishte autoritetin mbi negociatat dhe se ai kontrollohej nga dikush jashtë objektit ku mbaheshin përgatitjet për Konferencën e Rambujesë dhe bisedimet për arritjen e Marrëveshjes së Paqes. Këtë përfundim, ndër tjerash, dëshmitari ka thënë se e bazon edhe nga telefonatat e shpeshta që kishte Thaçi.

Gjithashtu, ai kishte thënë se Thaçi u raportonte komandantëve të zonave të cilët ushtronin trysni ndaj tij. Përveç kësaj, edhe për Adem Demaçin, Ëilliams tha se ushtronte presion ideologjik ndaj Thaçit. Ndërsa, për nënshkrim të marrëveshjes, Ëilliams tha se Thaçi kishte presion nga Albright dhe persona të tjerë.

Dëshmitari i tretë, John Duncan

John Duncan nga gushti i vitit 1998 deri në dhjetor të 2001-ës, ka qenë këshilltar politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark.

Ai në Hagë tha se pas rënies së komunizmit në Shqipëri, ideja e Shqipërisë së Madhe e shqetësonte komunitetin ndërkombëtar. Ndërsa për shqiptarët e Kosovës, ai tha se janë ndryshe nga ata të Shqipërisë dhe se kanë qenë pjesë e aparteidit gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit e më pas edhe të spastrimit etnik. Dëshmitari tha se shqiptarët e Kosovës kanë afeksion me njëri-tjetrin ndryshe nga ata të Shqipërisë.

Duke folur për UÇK-në, Duncan kishte deklaruar se UÇK-ja kishte përbërje heterogjene dhe se persona të ndryshëm kishin marrë armët për motive të ndryshme.

“Përbërja e aktorëve kryesorë, personave kryesorë, veçanërisht kur filloi të përshkallëzohet spastrimi etnik, kishte disa shtresa; kishte persona që kanë qenë ushtarë në Armatën Jugosllave, juristë, mjekë, gazetarë, të tjerë që iu ishin keqtrajtuar familjet. Motivi i tyre për të rrëmbyer armët ishte i ndryshëm ndonjëherë”, tha Duncan.

Dëshmitari i katërt, James Peter Covey

Dëshmitari i radhës- James Peter Covey, ishte zëvendës i përfaqësuesit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Kosovë, Bernard Kouchner. Ai duke folur për Hashim Thaçin, e përshkroi marrëdhënien e tani të akuzuarit me komandantët e zonave të UÇK-së si të ndërlikuar.

Veç kësaj, ai shtoi se Thaçi nuk ishte shef i Agim Çekut e që as misioni ndërkombëtar i UNMIK-ut nuk e ka trajtuar atë si komandant. Ndërsa, mohoi se ka dijeni për rolin e Azem Sylës dhe Sokol Bashotës në UÇK. Po ashtu, ai tha se nuk e dinte se kush e themeloi UÇK-në dhe as rolin e Thaçit në Rambuje.

Për Thaçin, Covey tha se në kohën kur ai shërbeu në Kosovë, njihej si drejtues politik i UÇK-së.

Pse u formua Gjykata Speciale?

Qysh në vitin 2010, ish-senatori zviceran, Dick Marty, kishte bërë një raport për Këshillin e Evropës, në të cilin kishte dënuar krimet e supozuara të UÇK-së, përfshirë “trafikimin e organeve njerëzore”.

Këto pretendime janë hetuar nga prokurori amerikan, Clint Ëilliamson, që më 2014 kishte bërë të ditur se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte.

Kjo, në vitin 2015, kishte çuar në formimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Formimi i Gjykatës Speciale kishte ardhur pas presionit nga bashkësia ndërkombëtare, që besonte se vendosja e gjykatës jashtë Kosovës do të siguronte një proces gjyqësor të paanshëm dhe të besueshëm për të trajtuar akuzat e rënda.

Kundër kësaj gjykatë edhe është protesuar.

Kundër Speciales, dhe në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, janë mbajtur protesta në gusht në Prishtinë, e në shtator te selia e Speciales në Holandë.

E fundit ishte ajo në Tiranë. Ndërsa tjetra më 16 nëntor do të mbahet në Strasbourg. Po ashtu është edhe në Shkup është paralajmëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *