11 të vdekur e mbi 30 të lënduar nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në shtëpinë e pleqve në Tuzla të Bosnjës

Kryetari i Tuzlës, Zijad Lugaviq, ka njoftuar se nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në Shtëpinë e Pensionistëve, kanë vdekur 11 persona.

Tre policë dhe pesë zjarrfikës janë dërguar për trajtim mjekësor, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Ndër të lënduarit ka edhe punonjës shëndetësorë si dhe punëtorë të Shtëpisë së Pensionistëve në Tuzlë, raporton Vijesti.ba, përcjell KFVA.

30 persona tjerë janë shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Tuzlës.

Zjarri ka shpërthyer pak para orës 21:00 në një nga katet e sipërme të ndërtesës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…