Vdes në moshën 84-vjeçare, ish-nënpresidenti amerikan Dick Cheney

Ish-nënpresidenti i SHBA-së, Dick Cheney, ka ndërruar jetë në moshën 84- vjeçare, për shkak të komplikimeve nga pneumonia dhe sëmundje të zemrës dhe të enëve të gjakut, njoftoi familja e tij.

Cheney shërbeu si nënpresident nën presidencën e George W. Bush-it (2001-2009) dhe ishte një figurë kyçe në politikën e sigurisë së SHBA-së pas 11 shtatorit.

Familja e përshkroi si “një burrë i madh dhe i mirë që mësoi fëmijët dhe mbesat të donin vendin e tyre” dhe falënderoi për gjithçka që bëri për atdheun.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…