Tragjedi në zemër të Prishtinës: Gruaja 42-vjeçare vdes papritur!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën papritur brenda lokalit.

Viktima është identifikuar si Filloreta Sabri Çitaku rreth 42-vjeçare, e cila gjatë qëndrimit në lokal ka pësuar përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe bashkëshorti i Filloretës, Valdet Berisha.

“Me dhimbje dhe pikellim te thelle ju njoftojme se papritur ka nderruar jete bashkeshortja ime, Filloreta Çitaku. Per detajet e varrimit do te ju njoftojme me kohe!”, ka shkruar ai.

Stafi i lokalit ka njoftuar menjëherë Emergjencën, siç raporto Sinjali, ku ekipi mjekësor ka ndërhyrë për t’i ofruar ndihmë të parë, por pavarësisht përpjekjeve, gruaja ka ndërruar jetë pak pas mbërritjes në QKUK.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe trupi i pajetë është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion, me qëllim që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.

Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet janë në zhvillim për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur qytetarët në zemër të kryeqytetit.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…