Suedia i bie shuplak pas veshit Serbisë!

Qeveria suedeze ka vendosur të rishikojë mbështetjen e saj ndaj Serbisë në kuadër të Strategjisë për bashkëpunim reformues me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Në njoftimin e publikuar, sqarohet se vendimi nënkupton se një pjesë e ndihmës që shkonte për institucionet shtetërore serbe do të ndërpritet, ndërsa fondet do të ridrejtohen për të forcuar shoqërinë civile.

“Zhvillimet në Serbi kanë marrë drejtim tjetër, nga rritja e korrupsionit deri te mosrespektimi i parimeve të shtetit ligjor. Vendet nuk mund të presin mbështetje nga Suedia nëse nuk zbatojnë reformat dhe përparimin që ne kërkojmë. Prandaj po bëjmë këto ndryshime”, deklaroi ministri suedez për ndihmë dhe tregti të jashtme, Benjamin Dousa.

Qeveria e Suedisë ka deklaruar se ka ndjekur me kujdes zhvillimet në Serbi dhe “ka vërejtur, prej kohësh, mungesë të vullnetit reformues nga qeveria serbe veçanërisht në përpjekjet për forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e lirive themelore, përfshirë lirinë e shprehjes dhe të medias”.

Në këtë kuadër, bëhet e ditur se Stokholmi ka vendosur të rishikojë ndihmën për Serbinë në përputhje me parimet e zgjerimit të bazuar në meritë të BE-së. Kjo do të thotë se vendet që tregojnë përparim dhe vullnet për reforma do të shpërblehen, ndërsa për ato që nuk respektojnë të drejtat themelore apo kanë prapakthim demokratik, mbështetja mund të reduktohet ose të ngrihet.

“Si pjesë e këtij vendimi, Suedia do të ndërpresë disa forma të ndihmës për shtetin serb dhe do të rishpërndajë fondet për të forcuar organizatat e shoqërisë civile, që luajnë rol të rëndësishëm në promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në vend”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…