Nxehet elementi enverist brenda VV’së, Feraj i thotë LDK’së ‘bëhuni burra e votojeni Konjufcën’

Propozimi i Albin Kurtit që Glauk Konjufc të jetë kryeministër i një qeverie deri në pranverë nuk po gjen përkrahje nga partitë tjera. Në këtë drejtim, Hysamedin Feraj i VV-së pati një kërkesë veçanërisht për LDK-në, shkruan Gazeta KFVA.

Vetë Konjufca e pranoi që nuk i ka votat për t’u bërë kryeministër, duke llogaritur në zemërgjerësinë e partive tjera që ta mbështesin pa asnjë marrëveshje.

Ashtu si Konjufca, por edhe më patetik, ishte Hysamedin Feraj nga Tirana, i cili ia kërkoi votën LDK-së drejtpërdrejt e më një sërë akuzash.

“Bëhu burrë! Vendose një herë Republikën para etjes tënde për pushtet, për futjen e duarve në buxhet, për paratë u buxhetit që mund të të duhen t’ua kthesh borxhdhënësve oligrakë”, tha Feraj për Abdixhikun.

Qasja e çuditshme e VV-së ndaj LDK-së po vazhdon që disa muaj, prej kur u kuptua që Kurti s’i ka votat për ta bërë qeverinë. Në njërën anë i kërkojnë LDK-së bashkëpunim, e në tjetrën godasin me fyerje dhe akuza të ulëta./KFVA./

“Republika mbetet më e madhe se secili prej nesh” – Lumir Abdixhiku, sot.

Por, jo më e madhe se egoja jote. As se tekat e tua foshnjore.

Po të perifrazohet Einsteini, egoja dhe teka jote po del të jetë më e madhe se vetë universi.

POSTIMI

Bëhu burrë! Vendose një herë Republikën para etjes tënde për pushtet, për futjen e duarve në buxhet, për paratë u buxhetit që mund të të duhen t’ua kthesh borxhdhënësve oligrakë. Bëhu një herë burrë dhe ki guximin të ndeshesh qoftë dhe një herë me agresionin e përditshëm serb kundër Republikës sonë. Jepi vetes liri, qoftë dhe për një vendim të pavarur nga fijet që t’i luajnë të tjerët. Sillu si qytetar i lirë, nëse mundesh, nëse nuk je nën shantazh që po të shtyp. Suksese në këtë rrugë!

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…