LAJMI I FUNDIT: AAK nuk ka votë për Glauk Konjufcën

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka propozuar Glauk Konjucën mandatar të dytë për kryeministër të Kosovës, shkruan KFVA.

Por, as Konjufca nuk pritet të ketë mbështetja nga partitë e tjera.

Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Time Kadrijaj ka konfirmuar për Periskopin se nuk do ta votojnë Glauk Konjufcën.

“Jo, nuk e votojmë”, tha Kadrijaj për Periskopin.

Ndryshe, lideri i LDK, Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo është shfaqje teatrale.

“Kjo shfaqje teatrale, e mandatarëve pa numra, pa shumicë e pa legjitimitet demokratik, duhet të marrë fund. Republika nuk është material loje për llogaritje të vogla elektorale. Republika mbetet më e madhe se secili prej nesh”, shkroi ai mes tjerash

Ndërsa, deputetja e PDK-së Blerta Deliu tha se kjo është lojë për të fituar kohë, duke shtuar se zgjedhjet janë zgjidhja.

“Mandatari i ri pa shumicë është thjesht një lojë për të fituar kohë. 9 muaj dështim nuk mund të mbulohet me taktika politike. Zgjedhjet janë zgjidhja”, shkroi Deliu

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…