Kica-Xhelili: Mandatim pa numra nuk ka, Presidentja le t’ua kërkojë VV’së listën e nënshkruar

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se “mandatim pa numra nuk ka” ndërsa kërkoi nga Osmani që të kërkojë dëshminë e votave prej 61 nga Vetëvendosje, raporton KFVA

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se Kushtetuta e tregon se nëse numrat mungojnë duhet të shpërndahet Kuvendi.

Postimi i plotë:

Mandatim pa numra nuk ka.

Nëse Presidentja i beson pretendimit të VV-së për 61 vota, le t’i kërkojë publikisht listën e nënshkruar të deputetëve shtesë që nuk votuar herën e kaluar. Shumica është detyrim kushtetues për mandatim, jo opsion.

Nëse numrat mungojnë, Kushtetuta flet qartë: shpërndarja e menjëhershme e Kuvendit dhe zgjedhjet brenda 45 ditëve.

Çdo hap tjetër është sabotim i sovranitetit të votës dhe shpërblim për 8 muaj mashtrim publik të VV për numra që s’egzistuan kurrë!

Qytetarët meritojnë qeverisje, jo teatër demagogësh me sejmenë e servilë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…