Gripi i shpezëve ndez alarmet – ndalohet importi nga Italia!

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se në Itali është raportuar praninë e sëmundjes Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotipi HPAI–H5N1, në ferma komerciale dhe tek shpezët e egra në regjionet Emilia-Romagna dhe Lombardia.

Informacioni bazohet në raportin e fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe raportin e Komisionit Evropian të datës 4 nëntor 2025.

Në përputhje me ligjin dhe masat parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore në Kosovë, AUV ka vendosur ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, shpezëve dhe produkteve të tyre që vijnë nga zonat e infektuara të Italisë.

Përjashtim bëhet vetëm për prodhimet që vijnë nga fermat e pa prekura brenda një rrethi prej 50 km nga zonat e infektuara.

Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe do të mbetet në zbatim deri në një vlerësim të ri të situatës nga autoritetet ndërkombëtare dhe AUV.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se do të monitorojë situatën epidemiologjike dhe do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen në kohë për çdo ndryshim eventual.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…