Granit Xhaka flet pas paraqitjes së jashtëzakonshme ndaj Evertonit

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, po vazhdon të tregojë se përvoja dhe lidershipi i tij mbeten të çmuara në futbollin anglez. Mbrëmë, Xhaka zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Evertonit, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur në fushë dhe duke shënuar golin e tij të parë në Premier League pas rikthimit.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, por për Xhakën ishte një mbrëmje për t’u mbajtur mend. Ai u vlerësua si “Lojtari i ndeshjes” nga dy prej platformave më të njohura statistikore, Flashscore dhe SofaScore, duke konfirmuar ndikimin e tij të madh në lojën e ekipit.

Pas ndeshjes, Xhaka foli për Sky Sport, ku u shpreh i zhgënjyer për mënyrën si skuadra e nisi takimin, por edhe optimist për rrugëtimin në vazhdim.

“E nisëm ndeshjen sikur të kishim mbaruar stërvitjen dje. Nuk mjaftoi! Besoj se si stërvitesh luan.”

Megjithatë, ai nuk e fshehu gëzimin për rikthimin në elitën e futbollit anglez:

“Jam i lumtur që jam rikthyer në Premier League dhe shpresoj se mund t’i ndihmoj djemtë me përvojën time ditë pas dite.”

Pas një periudhe të suksesshme në Bundesligë, rikthimi i Xhakës në Angli po shihet si një hap pozitiv si për të, ashtu edhe për klubin e tij aktual, që tashmë duket se po përfiton nga stabiliteti dhe përvoja e mesfushorit 32-vjeçar.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…